28 Mars 2024

Prishtina shpallet qyteti i parë nikoqir në Ballkan për Manifesta 2022

Prishtinë, 9 nëntor - Pas përzgjedhjes për të qenë nikoqire e Manifesta 14, Prishtina mirëpriti takimin e parë të Bordit, i cili u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Anëtarët e Bordit të Manifesta 14 Prishtina, që përfaqësojnë artistë, juridistë, profile nga administrata publike dhe e biznesit, synojnë të mbështesin qytetarët e Prishtinës në përpjekjen dhe synimin e tyre për të rikthyer hapësirën publike dhe të rimendojnë konceptin e infrastrukturës kulturore, trashëgimisë dhe kontekstin arkitekturor të Prishtinës.

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomadike, shpalli Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, si qyteti i parë nikoqir në Ballkan për edicionin e 14-të të Manifestës në 2022.
 
Që nga themelimi i saj në fillim të viteve 1990, misioni i Manifestës është të ekzaminojë ndryshimet topografike kulturore të Evropës. Çdo dy vjet, Manifesta shikon botën përmes prizmit të situatës specifike të qytetit të ri pritës.

Bordi Mbikëqyrës i Manifestës zgjodhi qytetin e Prishtinës në Kosovë për shkak të rëndësisë gjeografike dhe gjeo-politike të Ballkanit në lidhje me historinë e fundit të Evropës dhe të ardhmen e saj.

Në historinë e tij relativisht të shkurtër si kryeqyteti i shtetit më të ri të Evropës, qyteti i Prishtinës ka përjetuar ndryshime të mëdha nga politikat neoliberale të privatizimit të hapësirave të hapura urbane.

Manifesta synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambicien e tyre për të shkruar të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol mendje hapur në zemër të Ballkanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)