18 Prill 2024

Presidenti dekoron kompozitorët Gjoshi e Gashi

Prishtinë, 1 prill –  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dekoruar të hënën kompozitorët e mirënjohur, Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi, me çmimin “Mjeshtër i Merituar”. Në arsyetimin e zyrtar të ndarjes së këtyre çmimeve Presidenti ka vlerësuar kontributin e dy kompozitorëve për meritat në kultivimin e këngës shqipe. “Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, thuhet në arsyetimin e Presidentit Thaçi.

Naim Gjoshi (Librazhd 1950) njihet si autor dhe kompozitor i shumë këngëve me temë atdhetare, të cilat i ka kënduar kryesisht këngëtari i mirënjohur kosovar, Ilir Shaqiri.  Gjoshi e ka mbaruar Akademinë e Arteve - Dega e Muzikës - për Dirigjent Kori, në Tiranë. Gjatë punës së gjatë artistike, Gjoci ka mbledhur dhe përpunuar këngë epike dhe lirike shqiptare, kryesisht nga krahina e Matit.

Por, për publikun e gjerë shqiptar ai njihet më së shumti për koncertin recital “Homazh për Kosovën” i realizuar gjatë viteve të luftës së Kosovës më 1998 dhe 1999, me këngëtarin Ilir Shaqiri dhe aktorët: Kadri Roshi, Reshat Arbana, Margarita Xhepa etj. Për publikun shqiptar janë të njohura këngët e paharruara që i ka kompozuar Gjoshi, si: “Jam Evropë” (Ilir Shaqiri), “Poçari” (Ilir Shaqiri), “Udhët e mia” (Ilir Shaqiri), “Komandant” (Ilir Shaqiri), “Erdhi Dita e Pavarësisë (Ilir Shaqiri), “Mora fjalë” (Shkurte Fejza) etj.
Kurse Xhevdet Gashi (Mitrovicë 1955), nga studio e tij ka realizuar një numër të madh të këngëve për këngëtarët më eminentë kosovarë, këngë të cilat edhe kanë rrëmbyer çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)