29 Mars 2024

Pitt e Jolie martesë në Itali

SHBA, 25 qershor - Aktori Brad Pitt dhe aktorja e famshme amerikane Angelina Jolie duket se janë pranë martesës. Edhe pse ka patur shumë zëra për ndarje të ciftit, për tradhëti, probleme të shumta, një prej cifteve më të famshme të Hollyeood do të bëjnë dasmë në Itali, vend në të cilin kanë vendosur të jetojnë për disa muaj.

Lajmi mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga disa media online si Gossipmag, Gossipfacil e Spettegola.

Për vendin e dasmës duket se vëmendja është përqendruar te kështjella e Odescalchi-t të Bracciano, aty ku janë martuar në vitin 1998 Eros Ramazzotti e Michelle Hunziker dhe në vitin 2006 Tom Cruise e Katie Holmes.

Jolie viziton një kamp refugjatësh në Ekuador

Jolie, po ashtu në statusin e ambasadores së vullnetit të mirë të OKB-së ka vizituar ditëne e djeshme një kamp refugjatësh në shtetin e Amerikës Latine në Ekuador. Ky kamp refugjatësh është një komunitet i izoluar i cili jeton në kushte të vështira jetese në kufi me Kolumbinë.

Pjesa më e madhe e këtij komuniteti të braktisur janë refugjatë kolumbianë të cilët janë larguar në mënyrë të dhunshme nga Kolumbia për shkaqe të persekucioni. Jolie vizitoi familjen e një ushtaraku i cili u godit për vdekje në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Kombeve të Bashkuara në Ekuador numërohen rreth 51 mijë emigrantë kolumbianë, por sipas organizmit botëror të OKB-së rreth 135 mijë persona emigrantë të kombësive të ndryshme kanë nevojë për mbrojtjen ndërkombëtare nga shteti kolumbian dhe nga organizatat humanitare.

\"Këta njerëz janë larguar me dhunë nga vendet dhe banesat e tyre. Ky fakt është shumë i trishtueshëm. Shumë prej emigrantëve që ndodhen në këtë komunitet kanë humbur shumë pjesëtar të familjes së tyre për shkak të persekucionit,\" u shpreh aktorja hollivudiane. Sipas OKB-së, Ekuadori është shteti i cili ka më shumë emigrantë nga të gjitha vendet e tjera të Amerikës Latine. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)