12 Gusht 2020

Pezullohen të gjitha aktiviteteve fetare në të gjitha xhamitë e Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës  në mbledhjen e mbajtur sot duke u nisur nga parimi islam se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është nga objektivat kryesore të fesë islame dhe duke vlerësuar gjendjen e rritjes enorme të të infektuarve nga virusi covid 19  në vendin tonë, pas diskutimeve morri vendim per pezullimin e të gjitha aktiviteteve fetare në të gjitha xhamitë e Kosovës, sikur janë ligjëratat e tribunat fetare.

Kryesia po ashtu pezulloj mësimbesimin dhe shkollat verore nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

Kryezia obligon Imamët të kujdesen për mbajtjen e distancës fizike të besimtarëve brenda  xhamive, kufizimin e faljes në ambiente të mbyllura të xhamisë, jo më shumë se 50 persona, shenjëzimin e vendfaljeve brenda xhamive për shkak të distancës, pezullimin e manifestimeve fetare, ndalimin e pjesëmarrjes së imamëve në të pame, shkurtimin e hytbes së xhumasë në 10 minuta, falja e xhumasë nga dy herë në xhamitë qendrore sipas nevojës.

Besimtarët obligohen që të mbajnë maska gjatë faljes në xhami, të përdorin sexhadet e tyre personale,  të përdorin dezifenktuesit me rastin e ardhjes në xhami, të moshuarit  mbi moshën 65 vjeçare  të falen në shtëpi, të rinjtë nën moshën  16 vjeçare  të falen në shtëpi, të sëmurit me sëmundje kronike të falen në shtëpi,

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës sikur edhe deri më tani është e përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha institucionet kompetente të vendit  për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve por njëkohësisht ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit  për mbylljen e objekteve fetare , në këtë rast xhamive, sepse konsiderojmë se vendimet dhe masat e marra nga ne janë të mjaftueshme për luftimin e pandemisë në këtë fazë.

Poashtu kryesia ka ftuar besimtarët që ti përmbahen në përpikëri të gjitha vendimeve dhe rekomandimeve të dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame  të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

"Falënderojmë të gjithë  besimtarët për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre në përballje me pandeminë dhe  ruajtjen e shëndetit. Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të pakufishme sa më parë të largoj këtë epidemi nga mesi jonë dhe bota mbarë të jetojë në paqe e qetësi", thekson kryesia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)