28 Mars 2024

Përurohet Qendra Rinore në Banjë

Istog, 25 shkurt - Kryetari i komunës Haki Rugova  i shoqëruar edhe nga Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë sot përurimin e Qendrës Rinore në Banjë. 

Kryetari Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit me të cilën bisedoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të komunës së Istogut dhe kësaj Ministrie.

 “Me Ministrin biseduam për çështjet e shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, jam i bindur që hasëm në mirëkuptim u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdoj me qëllim të mirë dhe të realizohet palestra e sportit brenda fazës. 

Ai tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë gjë që ministri u zotua që do ta bëjë.

“Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria pastaj do të vazhdojnë punimet në palestrën në Vrellë, po ashtu do bëjmë kërkesë edhe  për stadiumin e futbollit ku  komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do përkrahet nga  ministria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe ku do  ketë bashkëpunim të mirëfilltë dhe rezultati nuk do të mungoj”, shtoi  ndër të tjera kryetari Haki Rugova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)