20 Prill 2024

Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i gazetares Lumnije Berisha

Prishtinë, 17 qershor - Sot në ambientin e KultPlus në Prishtinë do të behët përurimi i librit të autores-gazetares Lumnije Berisha.

Libri mbanë titullin “Pikturë me fjalë” dhe i takon zhanrit publicistik, përmban 19 intervista të realizuara me personalitete të ndryshme, ku temat e trajtuara i takojnë komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Ky libër është cilësuar si mjaft produktiv me të cilin do të shërbeheshin studentët, familjarët e këtyre personave, por pse jo edhe përgjegjësit e institucioneve përkatëse.

Ndërsa, ndër të intervistuarit janë: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, eksperti i arsimit gjithëpërfshirës Gëzim Rexha, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, psikologja klinike Mimoza Shahini, ish Avokati i Popullit Hilmi Jashari, dy nëna të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)