07 Gusht 2020

Përmes ekspozitës së KDI-së, shihet niveli i varfërisë si rezultat i korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë më të mira kundër korrupsionit në Kosovë, për vitin 2019.

Është bërë viti i pestë që KDI, po organizon këtë garë e cila ka për qëllim që t’i vetëdijësojë qytetarët për pasojat e korrupsionit dhe t’i nxis ata që të ngrisin zërin kundër kësaj dukurie. Njëkohësisht gara shërben që në mënyrë simbolike të shënohet edhe Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 Dhjetori.

Në fillim të kësaj ceremonie, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë Shaip Havolli, theksoi se përmes ekspozitës së KDI-së, shihet niveli i varfërisë si rezultat i korrupsionit dhe vetë fotografitë garuese sipas tij, paraqesin gjendjen reale me të cilën po përballet Kosova.

Havolli ka theksuar se përkundër punës që është bërë gjatë këtij viti, nuk janë të kënaqur me progresin e arritur sepse vazhdon të ketë korrupsion në të gjitha nivelet, nga ai lokal deri tek niveli qendror.

Kurse menaxheri i programit për Transparencë dhe Kundër Korrupsion në KDI, Arben Kelmendi, ka bërë të ditur se temë qendrore e Javës Kundër Korrupsionit sivjet është çështja e sinjalizuesve dhe Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.

“Është mirë që ky ligji të promovohet dhe të vetëdijesohen qytetarët për të drejtat që garanton ky ligj mjaftë i rëndësishëm që bën pjesë në kornizën ligjore për luftimin e korrupsionit”.

Sipas tij janë dy sfida kryesore që presin zbatimin e këtij ligji, e para lidhet me sfidat ligjore që kryesisht burojnë nga mungesa e vullnetit politik për të zbatuar ligjin dhe sfida tjetër lidhet me sfidat kulturore që i kemi si shoqëri, e që sigurisht se marrin kohë për tu tejkaluar.

Edhe në garën e sivjetme që u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, kishte interesim të lartë të qytetarëve dhe artistëve për të marrë pjesë. Në garë ishin plot 80 fotografi të realizuara enkas për qëllim të garimit.

Bazuar në vlerësimin e jurisë sivjet në masë të madhe ka dominuar tema e varfërisë, që natyrshëm mund të shihet si derivat i korrupsionit të lartë që e përshkon në këto vite shoqërinë tonë. Po ashtu edhe degradimi i ambientit dhe ndërtimet pa kritere kanë qenë në fokus të qytetarëve për të përshkruar me objektiv, mënyrën se si ata e shohin korrupsionin. Nuk ka mbetur pa u vënë re edhe një prej çështjeve më të përfolura për korrupsion në Kosovën e pasluftës, e që është asfalti.

Të gjitha këto tema sipas vlerësimit të jurisë, kanë përbërë një konkurrencë të ashpër dhe mund të shërbejnë si alarm kundër kësaj dukurie.

Ndërkaq fitues të garës së sivjetme janë:
Vendi i parë- Selviana Hysenaj
Vendi i dytë- Valdrin Fetahu,
Vendi i tretë- Alban Dragoshi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora