29 Mars 2024

Për rininë janë paraparë 1 milion e 500 mijë euro direkt për projekte

Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministri Englebert Zefaj dhe bashkëpunëtorë të MKRS-së mori pjesë në aktivitetin me të rinj “debat n’shilte” të organizuar në bashkëpunim mes MKRS-së dhe OJQ-së Together Intiaitve for Progress.

Ministrja Dumoshi u shpreh se qëllimi i saj si ministre ësht tu ipet rast të rinjve që të hyjnë në institucione dhe të shohin punën nga afër.

Ajo shtoi se për rininë kanë paraparë 1 milion e 500 mijë euro direkt për projekte që kanë qëllim punësimin e të rinjve.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Punësimet e të rinjve kanë ndodhur edhe më herët në numër më të vogël. Po ata të rijnë kanë vazhduar punën. Uroj që shumë shpejt të bëjë thirrje dhe ftoj të rinjtë e interesuar që të aplikojnë për punësim në vendet që do të hapen”, tha Dumoshi.

Ajo tha se kanë programin e edukimit joformal duke shtuar se me këto programe i përgatisin te punësuarit se si të shkruhet një projekt dhe CV.

“Me ligiin për Rininë jemi duke përforcuar edhe pjesën e vullnetarizmit. Projektligji që po punohet do të rrisë moshën rinore sipas ligjit dhe do të ketë edhe pjesën e diskutimit publik edhe nëpër komuna të ndryshme”.

Më anën tjetër, Edis Prapashtica, Përfaqësues i Zyrës rajonale për bashkëpunim Rinor(RYCO)  tha se ka pas rast me bashkëpunuar  me ministren, dhe tha se ajo dhe MKRS i ka mbështetur vazhdimisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)