Paris Hilton arrestohet për drogë
SHBA, 29 gusht - Paris Hilton ndodhet në telashe me drejtësinë amerikane. Pasardhësja e rrjetit të hoteleve Hilton është arrestuar në Las Vegas për drogë.
Ajo u ndalua në makinë ndërsa ishte me një mik, ku policia i ka gjetur një sasi kokaine.
Kjo nuk është hera e parë që Paris përballet me policinë pasi në 2 korrik ajo u arrestua nga policia e Port Elisabeth ndërsa po tymoste marijuanë me një mikeshë pas ndeshjes Brazil-Holandë.