20 Shtator 2020

Pamela kundër ndërhyrjes në fytyrë

SHBA, 14 korrik - Të gjithë i mbajnë mend linjat e Pamela Anderson në serialin e famshëm “Baywatch” dhe gjithkush mund të mendojë se biondja hollivudiane ka ndërhyrë në trupin e saj, por nuk është aspak kështu.

Ajo nuk e pranon ndërhyrjen e bisturisë apo kirurgjisë plastike në trupin e saj. Anderson shprehet se dëshiron të plaket me fytyrën e saj origjinale.

“Nuk kam bërë Botox dhe nuk besoj se plakja e fytyrës po më tremb. Mendoj se gjithcka ka kohën e saj, sidomos në moshën 43 vjecare. Nuk kam qënë asnjëherë një njeri simpatik dhe nuk e di pse duhet të jem tani”, shprehet me modesti Pamela.

Ajo shton se preferon një look natyral dhe asnjëherë nuk e ka tepruar me produktet për fytyrën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)