08 Prill 2020

Paltrow dëshiron edhe një fëmijë

SHBA, 14 prill - Gwyneth Paltrow dëshiron të lindë edhe fëmijën e tretë me burrin e saj, liderin e grupit Coldplay, Chris Martin.

Ylli i filmit "Iron Man 2", raportohet se është duke u përpjekur ta bindë Martin se tani është koha e përkryer që ata t'u japin një motër ose vëlla dy fëmijëve të tyre, vajzës pesëvjeçare Apple dhe djalit katër vjeçar Moses.

"Gwyneth dëshiron të ketë edhe një fëmijë tjetër. Ajo vërtet mendoj se kjo do ta bashkojë edhe më shumë familjen. Ata janë një çift i pasionuar... dhe të kenë edhe një foshnjë tjetër do t'u jepte atyre diçka tjetër për t'u fokusuar në të ardhmen", ka thënë burimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)