10 Gusht 2020

Pagarusha: Kam kënduar me gjuhën e popullit

Prishtinë, 28 maj - “Unë kam pas detyrë të prezentoj këngën popullore të  popullit tim dhe kam kënduar me gjuhën e popullit”, ka thënë të enjten mbrëma Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, në një bashkëbisedim me studentët e Institutit për Studime “Pjetër Budi”.

Në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit” mbrëmë për sudentët e Institutit “Pjetër Budi” është organizuar një bashkëbisedim i hapur me Bilbilin e Kosovës, Nexhmie Pagarusha, dhe veteranin e gazetarisë dhe shkrimtarin Ramiz Kelmendi. 
 
“Unë kurrë se kam ditur që do të bëhem e famshme…për herë të parë kam kënduar në Radio Prishtinën”, ka thënë znj.Pagarusha, derisa i është përgjigjur pyetjeve të studentëve rreth karrierës së saj.

Ndërkaq, veterani i gazetarisë Ramiz Kelmendi duke folur për kontributin e znj.Pagarusha, ka thënë se “kënga shqiptare mban emrin Nexhmije Pagarusha”.

E pyetur se sa pëlqen muzikën që tashmë është prezente, Bilbili i Kosovës ka thënë se në art të gjithë janë të njëjtë, por ka kërkuar nga mediat që të luajnë një rol më të madh në promovimin e këngëtarëve që përfundojnë Akademinë e Muzikës.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar që të themelohet edhe instituticioni i estradës.  

Znj.Pagarusha dhe z.Kelmendi kanë porositur studentët e “Pjetër Budi” që të lexojnë sa më shumë, duke marrë si shembull se në këtë kohë të rinjtë janë dhënë më shumë pas TV e internetit e shumë pak pas leximit.

“Leximi është buka e kripa e çdo intelektuali”, ka thënë në fund z.Kelmendi.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)