01 Tetor 2022

OSBE prezanton dokumentarë për të drejtat e njeriut

Prishtinë, 10 gusht - Mbrëmë, Misioni i OSBE-së në Kosovë prezantoi pesë dokumentarë të shkurtër mbi të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” që mbahet në Prizren.

Dokumentarët janë rezultat i dy kampeve kinematografike të organizuara nga Misioni i OSBE-së dhe “DokuFest” me 20 të reja dhe të rinj nga Novi Pazari, Podgorica dhe Prishtina.

Pjesëmarrësit u mentoruan nga regjisorja e vlerësuar me çmime Blerta Zeqiri, regjisori Leart Rama dhe Eroll Bilibani, drejtor i Departamentit të Edukimit “DokuLab” në kuadër të “DokuFest”.

Nëpërmjet një procesi bashkëpunues kinematografik, pjesëmarrësit i prodhuan dokumentarët e tyre mbi sfidat me të cilat përballen pjesëtarë të nënpërfaqësuar të shoqërisë.

Secili film sjellë këndvështrime të ndryshme të autorëve mbi temat e shtjelluara, duke filluar nga një vëzhgim eksperimental i një koleksionisti kanaçesh që jeton në varfëri ekstreme e deri te historia e rrugëtimit të një gruaje në zbulim të vetvetes.

“Së bashku me DokuFest, këtë vit kemi mundësuar një forum për të rinjtë që të diskutojnë rreth mundësive të barabarta dhe problemeve të përbashkëta, si dhe u kemi ndihmuar t’i zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të pasur rol aktiv në shoqëri,” tha Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Duke i fuqizuar dhe ngritur kapacitetet e grupeve të ndryshme nëpërmjet projekteve të këtij lloji, ne synojmë të nxisim krijimin e kontakteve dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve që vijnë nga shoqëri të ndryshme dhe dëshirojnë të avancojnë dialogun dhe të drejtat e njeriut përmes shembujve të tyre personal.”

Ngjarja ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të kahershëm ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe “DokuFest”, ku çdo vit Misioni ka mbështetur organizime me tema si rinia, barazia gjinore, edukimin mediatik dhe të informacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30