20 Prill 2024

OSBE përmbyll kampin rinor për restaurimin e monumenteve kulturore

Prishtinë, 5 korrik - Një kamp dy-javor për restaurim dhe dokumentim të trashëgimisë kulturore në fshatin Letnicë, Komuna e Vitisë, është përmbyllur sot më 5 korrik 2019.

Kampi është organizuar nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me OJQ-në Trashëgimia Kulturore pa Kufinjë Kosovë (Cultural Heritage without Borders Kosovo) (CHwB) për 17 studentë të arkitekturës dhe fushave të ndërlidhura me qëllim të zgjerimit të informacionit dhe vetëdijes së tyre për vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe për përfitimet kulturore, sociale dhe ekonomike të saj, por edhe për të ngritur shkathtësitë e studentëve në teknikat e prezervimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Gjatë programit, studentët punuan në dy ekipe, njëri ekip u përqëndrua në punë restauruese, kurse tjetri në dokumentim.

Përgjatë dy javëve të fundit, ekipi restaurues bëri punë praktike në Mullirin e shekullit të19-të të Frok Dokiqit nën udhëheqjen e ekspertit të CHwB-së Nol Binakaj dhe mjeshtërve Besfort Axhanela and Dukagjin Dibra.

Ata rindërtuan murin e jashtëm të mullirit duke përdorur teknikat origjinale të ndërtimit dhe larguan shtresën e dëmtuar të tavanit, të ciline e rinovuan me material të veçantë mbrojtës. 

Paralelisht, ekipi dokumentues punoi në hartimin e një plani zhvillimor për rimëkëmbjen e turizmit në Letnicë përmes rimëkëmbjes së ofertës së trashëgimisë kulturore.

Nën udhëheqjen e ekspertit të konservimit, arkitektit Rand Eppich, studentët hartuan një koncept-plan zhvillimor për fshatin bazuar në intervista me banorët lokal, dokumentet ekzistuese për fshatin dhe dokumentacionin për monumentet e trashëgimisë kulturore.

Ky kamp rinor në Letnicë mbahet pas një programi të ngjashëm që Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar vitin e kaluar.

Pas kampeve, dhjetë studentë do të bëhen pjesë e një programi të punës praktike, dhe do të punojnë në disa institucione kyçe të trashëgimisë kultutore për tre muaj për të zgjeruar tutje njohuritë e tyre për aspektet tjera institucionale të mbrojtjes, preservimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)