23 Prill 2024

OSBE lanson konkursin për dokumentarin më të mirë

Prishtinë, 15 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë lansoi sot një garë për producentët e rinj të pavarur të filmave.

Fituesi i kësaj gare, që është mbështetur nga Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, do të fitojë një kontratë prej 5.500 euro për të prodhuar një dokumentar të shkurtër rreth punës së OSBE-së në Kosovë.

Të gjithë producentët e pavarur të filmave të moshës 18 deri 35 vjeçare, që janë banorë të Kosovës dhe që kanë përvojë të mëhershme në prodhimin e filmave dokumentar si dhe që kanë qasje në objekte dhe pajisje të prodhimit, kanë të drejtë të marrin pjesë në garë.

“Dokumentari që prodhohet nga fituesi i garës do të përdoret për ngritje të vetëdijes së publikut rreth të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë dhe shqetësimit rreth sigurisë në Kosovë”, ka thënë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer.

Dokumentari fitues do të transmetohet në televizion dhe do t’u shpërndahet të gjithë faktorëve relevant, përfshirë institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu do të postohet online i titruar në shqip, serbisht dhe anglisht.

Për të hyrë në garë, kandidatët producentë duhet të dorëzojnë dokumentarin e tyre më të mirë dhe CV-të në zyrën më të afërt të OSBE-së deri më 5 nëntor 2010, ora 17:30. Fituesi i garës do të përzgjidhet nga një panel pesë anëtarësh i cili përbëhet nga tre artistë kosovarë të filmit dhe dy përfaqësues ndërkombëtarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)