24 Shtator 2020

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e shkollës së Muzikës në Kamenicë

Gjilan, 6 gusht – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur sot takimi I kryetarëve të Komunave të Regjionit, që ka rezoltuar në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetarit Qëndron Kastrati, e cila parasheh hapjen e shkollës së muzikës edhe në Kamenicë, që ështê degë e shkollës së Gjilanit.

Në këtë takim temë ka qenë edhe parandalimi i pandemisë globale Covid-19 dhe bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të situatës deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Në fjalën e tij, nikoqiri I këtij takimi, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e regjionit të Gjilanit është i vazhdueshëm dhe gjithnjë në raport të ruajtjes së shëndetit public të qytetarëve.

“Diskutuam për menaxhimin e pandemisë dhe gjendjen në Komunën tonë sikur edhe gjendjen e përgjithshme në këtë regjion. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshjen me kryetarin Haziri për hapjen e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, në bashkëpunim dhe mbështetje nga Komuna e Gjilanit. Në këtë kohë pandemie jemi së bashku duke e ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë në fjalën e tij Kastrati.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka thënë se bashkëpunimi me komunat e regjionit është i vazhdueshëm, përkundër që janë territore të ndara dhe përgjegjësi të ndara, mirëpo në funskion dhe shërbim maksimal për qytetarët.

“Bashkëpunimi ynë në menaxhimin e pandemisë, pastaj bashkëpunimi në fushën e arsimit sikur marrëveshja e sotme, projektet e përbashkëta në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve lokale ekonomike, apo edhe Tregu i përbashkët në Komunën tonë, janë vetëm disa nga sektorët ku jemi duke bashkëpunuar mes vete. Komunat tona kanë probleme të njejta port ë ndara në aspektin administrativ. Detyra parësore e të gjithë neve nga muaji mars është përballja me pandeminë dhe këtë do ta kalojmë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë", tha kryetari Haziri.

Falënderues për bashkëpunimin kanë qenë edhe kryetarët e Komunave tjera, si ai i Ranillugut Vladica Artinoviq, i Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kllokoti dhe Parteshi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)