10 Gusht 2020

Në vitin 2019 janë kurorëzuar 17 577 qifte-bashkëshortore

Prishtinë, 10 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile të Kosovës.
 
Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18 757 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17 577 qifte-bashkëshortore. 
 
Të kurorëzuar sipas përkatësisë etnike: shqiptare janë 95.5% femra dhe 96.7% meshkuj; serbe janë 0.5% femra dhe 0.5% meshkuj; turke 0.4% femra dhe 0.5% meshkuj; boshnjake janë 1.0% femra dhe 0.4% meshkuj; rome, ashkalike dhe egjiptiane janë 1.1% femra dhe 1.1% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë 1.5% femra dhe 0.4% meshkuj.
 
Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.
 
Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%.
  
Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.
 
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri  i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)