19 Prill 2024

Në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17 112 qifte-bashkëshortore

Prishtinë, 12 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë.

Në vitin 2017 janë grumbulluar gjithsej 18 642 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17 112 qifte-bashkëshortore.

Sipas përbërjes etnike del se: me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3% femra dhe 95.7% janë meshkuj; me perkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9% femra dhe 0.9% meshkuj;  me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3% femra dhe 0.4% meshkuj; me perkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3% femra dhe 1.2% meshkuj; me perkatesi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1.0% femra dhe 1.0% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1% femra dhe 0.7% meshkuj.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 500 ose 32.1%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 278, ose 30.8%.  

Sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime, ose 8.6%; Prishtina me 1 420, ose 7.6%; Ferizaj me 1 047, ose 5.6% etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 946, ose 64.0%; dhe numri i meshkujve është 12 312, ose 71.9%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)