12 Prill 2021

‘Në kërkim të Venerës’ nga Norika Sefa shfaq premierën në festivalin e Roterdamit

Prishtinë, 5 shkurt - Filmi debutues i Norika Sefës “Në kërkim të Venerës” shfaqi premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Roterdamit. Filmi i parë Kosovar të jetë pjesë e Festivalit të Roterdamit është vlerësuar lartë nga kritikët.

“Në debutimin e saj të ndjeshëm dhe delikat, Norika Sefa portretizon me hollësi karakterin e Venerës një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik.''

''Por si mund t’i bëjë Venera zgjedhjet e saj në një situate të tillë? Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese (observational camera work) i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime” e pëshkruan filmin në mes tjerash editoriali i festivalit të Roterdamit.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)