09 Gusht 2020

Naomi Campbell shperthen nga nervoza

SHBA, 24 prill - Naomi Campbell është kthyer sërish nën vëmendjen e mediave për shpërthimet e saj të inatit, këtë herë për një pyetje mbi një diamant që ish-dikatori i Liberisë, Charles Taylor, i ka dhuruar në 1997-ën.

Bëhet fjalë për një “blood diamond” (diamant gjaku), siç quhen ndryshe gurët e nxjerrë nga minierat e vendeve afrikane që janë në luftë dhe që shpesh shërbejnë për të financuar blerjen e armëve nga rebelët.

“Nuk kam marrë asnjë diamant dhe nuk dua të flas për këtë”, është shprehur Campbell, e cila menjëherë më pas ka goditur një telekamer dhe ka dalë nga studioja e ABC-së.

Ka mbërritur momenti i dasmës së Naomi Campbell dhe Vladimir Doronin.Manjati rus ka rrëfyer për life.ru se shoqëruesja e nuses do të jetë Dasha Zhukova, stiliste dhe partnere e pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich.

Vladimiri nuk ka dhënë detaje të tjera dhe as datën e saktë të ceremonisë.

Ndërkohë pasaniku rus është ende i martuar me Ekaterinën, e cila është nëna e vajzës së tyre adoleshente Katia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)