16 Prill 2024

MKRS në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Prishtinë, 12 mars - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të UNDP-së në Kosovë “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore”.  

Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe implementimin e suksesshëm të projektit, i cili përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore ka pasur të integruara tre komponenta, që përfshijnë, përpos trashëgimisë së paluajtshme, edhe trashëgiminë shpirtërore, si dhe komponentën e promovimit dhe edukimit.

Ministrja në ceremoninë e organizuar deklaroi se MKRS-ja vlerëson lart bashkëpunimin me UNDP-në, në veçanti procesin e konsultimeve në përzgjedhjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, ku përzgjedhja ka përfshirë brenda vetes kategori të ndryshme të trashëgimisë së paluajtshme, si: ura, kinema, muze, shkolla, kisha, e varreza.

Ministrja Dumoshi theksoi edhe rëndësinë e projekteve që janë zbatuar i kanë kontribuar diversitetit dhe përfshirjes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund Ministrja Dumoshi u zotua që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e gatshme që në të ardhmen të ofrojë bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)