18 Prill 2024

Ministrja Gërvalla takon shkrimtarët e mërgatës

Prishtinë, 9 gusht - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mori pjesë sot në prezantimin e mbi 20 librave të botuara në dy vitet e fundit nga shkrimtarët shqiptarë në mërgatë, në një organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ministrja Gërvalla theksoi para autorëve nga mërgata se Qeveria e Kosovës, është duke u angazhuar seriozisht që të krijoj mekanizma institucional në mënyrë që kultura të jetë një prej tipareve kryesore përmes të cilave na njeh e gjithë bota.

Sipas saj realiteti i ri i vendosur në Kosovë, synon krijim të kushteve të mira për punë dhe jetesë, për të gjithë të rinjtë e vendit dhe gjithashtu synon të motivoj edhe të rinjtë e mërgatës për tu kthyer dhe për të punuar këtu.

Pas prezantimeve Gërvalla ishte nikoqire e këtij grupi të shkrimtarëve nga diaspora me të cilët pati një bashkëbisedim në MPJD, për çështje që lidhen me mërgatën, arsimin dhe shkencën.
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)