29 Mars 2024

Ministrja Dumoshi inspekton punimet në Muzeun e Historisë së Natyrës

Prishtinë, 16 korrik - Ministrja Dumoshi në kuadër të vizitës në Fushë Kosovë, inspektoi edhe punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Muzeut të Historisë së Natyrës tek Pishat e Sllatinës, projekt i cili tërësisht është investim i MKRS-së dhe kap vlerën e mbi 2 milion eurove.

Duke folur për mbarëvajtjen e punës në ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, ministrja foli për fazën në të cilën ndodhen punimet.

Sipas ministres Dumoshi, për shkak të pandemisë, punimet në këtë projekt të ministrisë, janë zhvilluar me një dinamikë të redukutar.

“Bisedova me inxhinierin dhe presim një raport që do të vij për fazën ku ndodhen saktësisht punimet edhe sipas projektit me të gjithë specifikat e statikës e detaje tjera për të parë pengesat eventuale."

''E rëndësishme është që punimet janë duke vazhduar, është duke e ndërtuar etazha e dytë e objektit ngase Muzeu i Historisë së Natyrës është një objekt i cili në vete përmban tri ndërtesa por shpresoj që në tërësi objekti do të finalizohet në afatet e parapara optimale”, sqaroi ministrja.

Ministrja Dumoshi foli po ashtu edhe për ndërprerjen e investimeve kapitale nga ana e qeverisë për shkak të pandemisë dhe se kjo është një hendikep për veti, porse prioritetet qeveritare kanë bërë që shumë nga projektet që ka pasur në plan MKRS-ja të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)