21 Tetor 2019

Ministri Gashi ndau mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman

Prishtinë, 25 shtator  - Në Teatrin "Bekim Fehmiu" u shfaq "Bisha në Hënë" nga Richard Kalinoski e aktorët që interpretuan në këtë shfaqje ishin të mbijetuarit e luftës së fundit. Pjesë e shfaqjes ishte edhe znj. Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi ndau mirënjohje për znj. Vasfije Krasniqi Goodman.

Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë nga të dhunuarat gjatë luftës së fundit në Kosovë që ka dalë publikisht në televizion për të rrëfyer torturat që ka përjetuar gjatë luftës.

Ministri Gashi tha se kjo mirënjohje për zonjën Vasfije ndahet për kontributin e veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor e ndërkombëtar përmes artit për përjetimet dhe vuajtjet e mbi 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqipërisë organizon mbrëmje muzikore ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)