20 Prill 2024

Michael Jackson edhe në videogame

SHBA, 17 qershor - Performancën dhe kërcimet karakteristike të Michael Jackson në skenë, tashmë mund t’i kryejë kushdo të paktën virtualisht.

Kjo është loja më e fundit virutale që pritet të hidhet shumë shpejt në treg prej kompanisë së prodhimit të lojrave elektronike, “Ubisoft”. Loja e re ende nuk është pagëzuar me një emër, por krijuesit e saj premtojnë se “lojtarët e kësaj loje do ta ndjejnë veten njësh me popstarin nëpërmjet kërcimit dhe këndimit të tyre”.

Loja do të përmbajë hitet më të mëdha të Jackson, si “Beat It”, “ Billie Jean” dhe shumë të tjera.

Produkti u njoftua në një konferencë për shtyp mbajtur nga Electronic Entertainment Expo në Los Anxheles. Megjithatë kompanie nuk publikoi asnjë video demonstruese dhe u tregua e rezervuar në nxjerrjen e detajeve të hollësishme të lojës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)