29 Mars 2024

Mervan Mustafa hap ekspozitën në Londër

Londër, 20 nëntor - 'Jeta në kuadrat' quhet ekspozita e Mervan Mustafa e cila do te ekspozohet në Londër me 22 nëntor e që njëherit kjo është ekspozita e gjashtë e radhes per artistin.

Artisti Mustafa thote permes punimeve kame shprehur se si njerzit kane jetuar neper izolime te ndryshme, apo mbrenda nje kuadrati te caktuar, vet jeta si e till gjendet mbrenda nje kuadrati qoft bota njerzore, bimore apo shtazore.

"Jeta si nje antitez e qdo individi ne veçanti dhe e shoqerisë ka barrierat e sajë janë sa me te natyrshne aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane."

"Shpesh here kemi hasur teori te cilat kane interpretuar jeten si nje proces evulutiv qe ne vazhdimsi ka pasur ndryshime.Te tilla ndryshime ku me shumë e ku më pak i kemi perjetuar e realizuar me kenaqesi  por edhe brengat dhe stuhit qe do ti sjell vet jeta e njeriu dashje dhe padashje duhet ti kaloj dhe perjetoj."

"Çdo rrugëtim njerzor duhet te jetë  sfidues ne labirintet e jetës te fusin ne ato shtigje ku te japin kuptim dhe  simbolikë çdo veprimi te matur, dhe çdo  perpjekje ka edhe tetpjetat dhe se jeta duket e tillë ne ditët qe jetojm."

"Kuadrati im ne pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien", thekson Mustafa...

Kurse profesor Fatmir Krypa thot se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth Grafikës pasi që Grafika nuk ka qen e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesem, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuiten, potencialin e ti u bë bartsi kryesor i studentëve në Grafik, ku për këtë edhe mori qmimin student i dalluar.

Prof.msc.Fatmir Krypa gjithashtu per punen e artistit shprehet se krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhët të shikohet dhe të analizohët nga dy rrafshe, në rafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioj dhe magjistroj, si dhe   në ate të pikturës ku implementoj synimet e artit të ngjyrës me fokusë të gjërë nga sfera imagjinative.

Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat“ Pasqyrohën disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente  nga trevat karakteristike  të vendit tonë.

 Ndonse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave dhe valerit pëtcaktojnë qartë motivin përbajtësor.

Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur, ose të mbyllur në enterier a po në eksterier.

Të gjitha këto të përciellura me një svond të murit me teksturë të plasaritu e cila  krijon një lidhëshmeri të mirë të këtyre elementeve përbatsore të grafikës.

Në trajtat tjera kompozicionale të grafikave, vrehët ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të sajë, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës.

Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizorëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në svond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme.

Kur i ndjekim me vemendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe  e ngrisin imresionet jetsore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikrurë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)