28 Mars 2024

Megan Fox 'nuk është shtatzënë'

SHBA, 9 korrik - Zëdhënësi i Megan Fox ka mohuar spekulimet se aktorja është martuar në mënyrë sekrete me Brian Austin Green për shkak se është shtatzënë.

Ylli i "Transformers" u martua me partnerin e saj në një ceremoni private në Hawaii majin e kaluar, gjatë pushimeve të tyre romantike.

Tabloidet angleze supozuan se aktorja seksi ishte martuar pasi ka kuptuar se është duke pritur fëmijë me Green, duke thënë se aktori është parë duke përkëdhelur barkun e zeshkanes.

Por zëdhënësi i Fox ka thënë se këto shkrime janë vetëm spekulime dhe i ka quajtur 'të pavërteta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)