19 Mars 2024

Me aktivitete te ndryshme sot shënohet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Prishtinë, 17 janar - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, sot zhvillohen një seri aktivitetesh.

Aktivitetet fillojnë më homazhe te shtatorja e Skënderbeut, për të vazhduar me akademin kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Edhe Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ne sheshin kryesore para zyres se kryetarit Haziri.

Nderkaq Muzeu i Kosovës, në përvjetorin e 550 të vdekjes së Gjergj Kastriotit me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojn ekspozitë me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)