25 Prill 2024

"Mbijetesa dhe shkolla" merr Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar

Prishtinë, 20 tetor - Filmi dokumentar "Mbijetesa dhe shkolla" i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit  Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 - 19 tetor.

Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i fulmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin "Mbijetesa dhe shkolla" theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës.

Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se "e kam shijuar këtë festival dhe më ka.përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortê. E falênderoj drejtiren artistike  znj.Mirela Oktrova,  themuesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithē stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta per filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese".

Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte cmimi i 12-të.

Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)