29 Mars 2024

Mbahet orë letrare me fëmijët parashkollor në Vushtrri

Vushtrri, 9 nëntor - Sot në Institucionin Parashkollor publik “Foleja” në Vushtrri u mbajt Orë Letrare me fëmijët parashkollor, ku vjershat e tyre për më të vegjëlit i deklamuan shkrimtarët për fëmijë Abdullah Troshupa, Ymrije Beqiri, Bahrije Qerimi-Spanca dhe Ahmet Pllana.

Shkrimtarët i priti drejtoresha e IP “Foleja”, znj. Sheribane Maxhuni, e cila tha se ky Institucion Parashkollor është themeluar në vitin 1985, pra funksionon qe 37 vjet dhe ka një objekt të posaqëm për këtë qëllim ku aktualisht janë 170 fëmijë në vijnë këtu.

Znj. Maxhuni tha se ky institucion parashkollor ka arritur suksese në vazhdimësi dhe dy herë është shpallur më i miri në Kosovë para luftës, si dhe ka marrë shumë Mirënjohje për punë të suksesshme.

Shkrimtarët lexuan vjershat e tyre para fëmijëve, të cilët ishin shumë të kënaqur.

Edukatorja Rejhanë Shala u kujdes që Ora Letrare të mbahej sa më mirë, kurse fëmijët ishin mjaft të interesuar për të dëgjuar vjershat për më të vegjëlit.

Ahmet Pllana  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)