16 Prill 2024

Mbahet "Nata e Ideve" edicioni i parë për fëmijë në Kosovë

Prishtinë, 30 janar - Aleanca Franceze në bashkëpunim me Ambasadën Franceze organizojnë sot aktivitetin "Nata e ideve".

Nata e Ideve është një ngjarje e Institutit Francez, e organizuar në të gjithë botën, për të zbuluar njohuritë dhe shkëmbimet e fundit mbi sfidat kryesore të kohës sonë. Këtë vit tema e kësaj ngjarjeje është "Të jesh gjallë".
 
Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës organizon një prezantim me instruktorin e zhytjes Bekim Latifi me temën "Bota nënujore", që synon fëmijët e moshës 8 deri në 14 vjeç.
 
Historia e zhytjes dhe prezantimi i pajisjeve të zhytjes, Prezantimi i botës nënujore dhe rëndësia e saj,  Biseda me instruktorin e zhytjes, Bashkëbisedim (shkëmbim) përmes Skype me "La petite bibliothèque ronde" në Paris mes fëmijëve kosovarë dhe francezë për njohuritë e tyre mbi botën nënujore dhe mjedisin.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)