20 Prill 2024

Mbahet Miss grand Albania dhe Kosova 2015

Prishtinë, 22 mars - Producenti i produksionit Lens production, Sherif Pacolli, ka bërë me dije se edhe këtë vit si dy vitet e më parëshme Miss Grand Albania 2015 , do të organizohet nga Lens production në bashkëpunim me vajzën që fitoi Miss Grandin vitin e kaluar Vivian Canaj.

“Vajza fituese edhe këtë vit përfaqëson shtetin e madh shqiptar në Miss Grand Internacional ku në mesin e 90 shteteve konkurrente do valon edhe flamuri ynë kombëtar”, ka theksuar ai. Sipas tij gjithsej do jenë 20 konkurrente vajza nga të gjitha trevat shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia  dhe Mal i zi.

“Eventi do të mbahet në Prishtinë në sallën e kuqe në gjysmën e parë të muajit Maj. Përkrahje nga institucionet përkatëse nuk kemi por edhe këtë vit sponsor gjeneral dot jetë vision Group i cili ka dy vite që na përkrah në organizim të eventit”, ka theksuar ai.

Sipas tij juria do të përbehet prej pesë anëtarëve, një dizajner një gazetar, një fotograf një përfaqësues nga Bangkoku dhe vajza fituese e vitit të kaluar Vivian Canaj, kurse dizajneri besohet të jetë Refki Agushi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)