25 Janar 2020

Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Prishtinë, 14 shtator - Komuna e Prishtinës organizon sot Festivali Ndërkombëtar te Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019.

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, është festival tradicional  dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vite me radhë.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Festivali mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2019 në Prishtinë. Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”. 

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)