19 Prill 2024

Mbahen "Lojërat e Gjyshërve tanë"

Prishtinë, 18 prill - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, me temë: “Trashëgimia ndër gjenerata”, Muzeu i Kosovës, do të organizojë aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë "Lojërat e Gjyshërve tanë".

Lojërat popullore kanë qenë periudha kohore me të cilat të gjithë bashkëbiseduesit i tregojnë me kënaqësi emocionale, prandaj ne do të mundohemi të marrim për sipër që këto lojëra t’i rikthejmë tek nipërit dhe mbesat tona.

Pra, do jetë një ditë e veçantë në Muzeun e Kosovës, ku fëmijët mund të argëtohen, duke përvetësuar dhe zhvilluar lojëra nëpër lagjet e tyre.
 
Shënim: Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve është mbajtur më 18 prill çdo vit rreth botës, me lloje të ndryshme të aktiviteteve, duke përfshirë vizita në monumente dhe objektete të trashëgimisë, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe artikuj të ndryshëm në gazeta.

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve u propozua nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete (ICOMOS) më 18 prill 1982 dhe u miratua nga asambleja e përgjithshme e UNESCO-s në vitin 1983.

Qëllimi është që të promovojë ndërgjegjësimin në lidhje me diversitetin e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, cenueshmërisë së tyre dhe të bëhen përpjekjet e nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)