10 Gusht 2020

Marisa Miller femra më seksi në planet

SHBA, 12 maj - Marisa Miller është votuar Femra më Seksi në Planet sipas një sondazhi të lexuesve të revistës FHM.

Supermodelja amerikane, e cila ka punuar për Sports Illustrated, Victoria\'s Secret dhe Harley Davidson, ka marrë këtë kurorë nga fituesja e vitit të kaluar, aktorja Megan Fox, e cila zbret në vendin e dytë.

Biondina ka qenë fituese e miliona votave të mbledhura nga revistat FHM në mbarë botën, të cilët kanë votuar së bashku për të krijuar një listë globale.

Revista është e popullarizuar në vende të ndryshme, që nga Afrika deri në Gjermani, duke mos lënë anash Francën, Rusinë dhe Indinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)