27 Prill 2024

Madonna rikthehet me një album të ri

Los Angelos, 16 prill - Madonna ka prezantuar projektin e saj më të ri, një album të titulluar Madame X.

Ajo ka ndarë një video dhe një shijim të vogël të muzikës së saj, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në video, këngëtarja shfaqet me një seri kostumesh ndërsa shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.

“Vendosa ta quaj Madame X, – thotë ajo. Madame X është një agjente sekrete që udhëton në të gjithë botën, ndryshon identitetet. Çon dritë në vende të errëta”, shtoi ajo.

Madame X sipas Madonnës është në valltare, një mësuese, një presidente, një e burgosur, një studente, një nënë, një fëmijë. Është një spiunë në shtëpinë e dashurisë. Unë jam Madame X- thotë ajo.

Albumi i fundit i Madonnës ishte “Zemër rebele” në 2015. Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për albumin e ri, por ndoshta do të tregojë më shumë kur të performojë në Eurovizion, në Tel Aviv, muajin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)