19 Prill 2024

Madonna, protagoniste në filmin W.E

SHBA, 6 maj  - Madonna mund të ketë kaluar kufirin e 50 viteve por fiziku e tregon si një vajzë të re.

Këngëtarja ka realizuar disa foto me regjisorin Gus Van Sant për revistën “Interview Magazine”, ku ka folur edhe për të ardhmen e saj.

Ajo i shtang të gjithë kur thotë se do marrë pjesë në filmin "W.E.", i cili do xhirohet në Angli dhe do ketë si subjekt një histori gjatë Luftës II Botërore por që lidhet edhe me Nju Jorkun e vitit 1998.

“Po, do shkojë pas dhe para në kohë”, shprehet diva e muzikës pop. “Mes këtij filmi dhe kujdesit për 4 fëmijët nuk kam fuqi për asgjë tjetër. Nuk e di cfarë do bëj me muzikën por le të presim”, shton Madonna.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)