29 Mars 2024

Madonna planifikon linjë syzesh me D&G

SHBA, 17 mars - Madonna është duke punuar në një linjë të re të syzeve me kompaninë Dolce & Gabbana.

 

Krijuesit e shtëpisë së modës, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët janë miq të këngëtares, thuhet se kanë planifikuar më shumë se 50 stile të kallëpeve të syzeve të cilat do t'i marrë parasysh Madonna, para se prej tyre të zgjidhen vetëm gjashtë palë për koleksionin e saj.

Secili lloj i syzeve do të mbajë logon MDG dhe do të fillojnë të shihet në muajin maj.

"Jemi shumë të lumtur. Kjo e ka forcuar edhe më shumë raportin tonë me Madonnën, dhe ishte një përvojë shumë konstruktive për ne. Ajo është kërkuese dhe një profesioniste e cila kërkon përsosmëri në gjithçka që bën, dhe nuk kishte përjashtim as në këtë", ka thënë Gabbana.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)