16 Prill 2024

Madonna pjesë e serialit "The Marriage Ref"

SHBA, 15 shkurt - Këngëtarja me famë botërore Madonna do të bashkohet me komikun britanik Ricky Gervais, për të ndihmuar komikun dhe producentin, Jerry Seinfeld që të lançojë serialin e ri televiziv.

Mbretëresha e muzikës së rrymës pop do të shfaqet në serinë e re televizive të Seinfeld, "The Marriage Ref", e cila do të paraqesë një panel të përbërë nga të famshmit, të cilët do të vendosin për fituesin nga zënkat shtëpiake ndërmjet çifteve.

Këngëtarja është caktuar të paraqitet në panel së bashku me Gervais, të cilët të hënën do të xhirojnë një episod në New York.

Në serial, ku Seinfeld ka edhe rolin e producentit, pritet të marrin pjesë edhe Alec Baldwin, Tina Fey dhe Eva Longoria Parker. Shfaqja e serive në SHBA do të fillojë nga data 28 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)