28 Mars 2024

Madonna lançon linjën e veshjeve 'Material Girl'

SHBA, 1 korrik - Këngëtarja e famshme amerikane Madonna ka vendosur të hapë një linjë të re veshjesh. Madona së bashku me vajzën e saj Lourdes janë bashkuar për të krijuar koleksionin që e kanë emëruar si hitin e saj në vitin 1985 'Material Girl'.

Dizajnimet pritet të jenë gati me rifillimin e sezonit të ri shkollor, dhe janë bazuar në sipas shijes së vajzës së Madonna-s, duke krijuar kështu një koleksion të modës për të rinjtë. "Më pëlqen mënyra se si vishet Lola dhe mendoj se linja e veshjeve është absolutisht një zgjerim i shijes së saj", tha Madonna.

Madona tha gjithashtu se koleksioni i veshjeve kombinon një vështrim të vështirë me elemente të butë. "Ne na pëlqen të kombinojmë, prandaj ne përziejmë elementët që i përkasin të dyja gjinive, si asaj mashkullore dhe asaj femërore", përfundoi Madona.

Këngëtarja është interpretuese e shumë hiteve si: 'Papa don't Preach', 'Like a Prayer', 'Vogue', 'Frozen' apo 'Music'. Madona është gjithashtu fituese e çmimit Golden Globe Award. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)