15 Nëntor 2019

Madonna do të performojë për 1 milion dollarë në Eurovizion

Tel Aviv, 9 prill - Madonna do të performojë në garën e Këngës në Eurovizion të muajit të ardhshëm në Izrael ku prania e saj do të kushtojë 1 milion dollarë për organizatorët.

60-vjeçarja thuhet se ka rënë dakord të bëjë një paraqitje në ngjarjen vjetore që do të mbahet në Tel Aviv në maj.

Madonna do të performojë dy këngë – një nga hitet e saj dhe një këngë të re – dhe kjo e bën atë një nga rezervimet më të shtrenjta.

Besohet se superstari tashmë ka rënë dakord me producentët e konkursit, sepse kënga që ajo planifikon të debutojë përmban një mesazh politik.

Performanca në Eurovizion do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael.

Kjo pasi nëna e gjashtë fëmijëve, ka kryer më parë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)