25 Tetor 2020

Madonna do të braktisë muzikën

SHBA, 12 maj - Madonna është mbretëresha e muzikës Pop. Për një prej yjeve të muzikës së viteve 80-të, e cila edhe sot gëzon një famë të jashtëzakonshme, duket se ka ardhur ora që ta lërë muzikën.

Në moshën 52-vjecare, zonja Louise Veronica Ciccone nuk ka më kohë për të bërë këngëtaren.

Gjatë një interviste për revistën \"Interview\", Madonna, e cila për momentin është shumë e impenjuar në rolin e saj si regjisore kinematografike, ka bërë të ditur se nuk ka më as kohë dhe as energji për t\'iu dedikuar muzikës.

\"Nuk kam qenë shumë e përqendruar me muzikën, sic duhet të isha, sepse  filmi më ka marrë të gjithë kohën e mundshme\", u shpreh Madonna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)