28 Shtator 2020

Lufta dhe UÇK-ja, pjesë e një filmi të ri të Hollivudit

Hollywood, 24 shkurt - Lufta në Kosovë dhe UÇK-ja shumë shpejt do të jenë pjesë e një filmi të ri të Hollywood-it.

 

Gazeta shqiptaro-amerikane “Iliria” shkruan se skenari i filmit është marrë nga libri “Gjak në duart e mia”, të botuar në Australi nga një kirurg slloven.

Kreg Juriseviç gjatë 1999-ës, kishte punuar në një spital të Kukësit dhe më pas kishte marrë pjesë edhe në luftimet e UÇK në Kosovë.

Sipas Kregut, rolin kryesot në film do ta ketë aktori i njohur Sem Uorthington, i njohur për rolet në “Avatar”, apo “Klesh of Titëns”. Ndërsa producente do të jetë Eva Ornër, fituese e çmimeve Oskar dhe Emi.

 

Kirurgu Craig Jurisevic tregon angazhimin e tij me UÇK-në në një libër, i cili tani po bëhet film - luan aktori i njohur Sam Worthington (nga filmi Avatar) ndërsa producente është një fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy

Craig Jurisevic është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.

Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Puna në këtë spital shpejt bëri që Craig të përfshihej emocionalisht në kauzën shqiptare dhe një ditë të bukur la pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku që hynte në Kosovë. Craig mori pjesë në luftime në kuadrin e këtij formacioni të përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe të batalionit të 123-të të Malit të Pashtrikut.

Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.

Sot, më shumë se dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Jurisevic ka pasur edhe shumë të tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu pro-shqiptar ka botuar një libër me titull "Blood in My Hands" (Gjak në duart e mia) të botuar në Australi.

Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar Australian për Biografitë. Libri i tij "My Life as a Traitor" (Jeta imë si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur "San Francisco Chronicle".

Libri "Blood in My Hands" që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi t'i bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij libri është: http://www.wilddingopress.com.

Historia e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Filmi, siç bëri të ditur Craig, gjatë një telefonate nga Australia me gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" në New York do të dalë në kinema vitin e ardhshëm.

Kirurgu i njohur tha për gazetën "Illyria" se rolin kryesor në film do ta luajë aktori i njohur Sam Worthington (i cili është bërë i famshëm me rolet e tij në filmat "Avatar", "Clash of the Titans", "Terminator Salvation").

Craig thotë se njoftimi për Sam Worthington nuk është bërë ende publik. Ai thotë se pret që njoftimi të jepet javën e ardhshme. Ndërkohë, sipas tij, Sam e ka lexuar librin dhe "e mbështet kauzën".

Kirurgu australian që sot kryen operacionet e tij në një spital të njohur të Adelajdes tha për gazetën "Illyria" se burime serbe dhe ruse po përgatisin një fushatë propagandistike kundër filmit për ta penguar realizimin e tij.

Për fat të mirë, producentja që ka marrë përsipër financimin e filmit është Eva Orner, fituese e çmimve Oscar dhe Emmy. Craig thotë se filmi do të jetë i pari prodhim i kësaj përmase në Hollywood që do të përshkruajë tmerret e luftës në Kosovë.

"Me emra të till të mëdhej aktorësh dhe producentësh", thotë ai, "filmi do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e botës në një nivel më të lartë për masakrat sebe." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku me pas do të ketë edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

- Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajnë konferencë për medie, në lidhje me rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive. (Para objektit të  administratës së ShSKUK-së ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Zëvëndësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ​mbnjë një takim koordinues në të cilën temë diskutimi do të jetë: "Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë". (ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)

- Fillon java e tretë e programit publik në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)