27 Nëntor 2022

Lopez: Familja gjëja më e rëndësishme

SHBA, 16 mars - Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez mendon se duhet t'i kushtojë familjes të njëjtën kohë dhe mund, njësoj siç i ka kushtuar gjithmonë karrierës së saj.

Lopez, e cila ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, me burrin e saj Marc Anthony, ka shijuar në maksimum kohën gjatë së cilës ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes dhe mendon se kjo e ka ndihmuar të kuptojë se çfarë është më e rëndësishme për të.

"Mendoj se duhet të kuptoni se çfarë është më e rëndësishme për ju. Dhe mendoj se duhet të kuptoni se sa mund jepni në punë, po aq duhet të jepni në një lidhje dhe për fëmijët tuaj", ka thënë Lopez.

"Për mua, familja është gjëja më e rëndësishme dhe gjithçka tjetër vjen pas saj. Është vështirë të bësh gjithçka, por duhet të përpiqesh", ka shtuar bukuroshja 40-vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)