28 Mars 2024

Lohan, nis burgimi 3 mujor

Los Angeles, 21 korrik - Lindsay Lohan do hyjë në burgun e Lynwood të Los Angeles pasi u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykatësja pasi u kap e dehur në timon.

Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë. Aktorja 24 vjecare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverly Hills pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë.

Në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, Lohan do marrë pjesë në xhirimet e filmit për pornostaren Linda Lovelace.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)