28 Mars 2024

Lista e poetëve të përzgjedhur për Orën e madhe letrare

Gjilan, 27 janar - Krijues të interesuar nga hapësira e gjithmbarshme shqiptare e më gjerë, mes datës 22 dhjetor 2021 - 20 janar 2022, shfrytëzuan të drejtën e konkurrimit në konkursin anonim letrar "Flaka e Janarit" 2022 si dhe në konkurrimin e hapur për të lexuar në Orën e madhe letrare "Pena e Flakës", 2022, në masë të kënaqshme.

Grupi i punës i kësaj pjese letrare, pas vlerësimit të poezive të arritura për lexim në Orën e madhe letrare, ku edhe jepet Çmimi kryesor letrar i këtij manifestimi, "Pena e Flakës", përzgjodhi këtë listë poetësh, të cilët njëkohësisht edhe ftohen të vijnë e të marrin pjesë edhe fizikisht, në përputhje me masat anti-Covid dhe, njëkohësisht edhe ta vazhdojnë garën finale për çmimin "Pena e Flakës":

1. Afrim DEMIRI,
2. Agim DESKU
3. Alisë BEKTESHI
4. Alketë BALLKAMENI
5. Alketë SPAHIU
6. Arsim Halili
7. Asja MUNGECI
8. Avni DEHARI
9. Biser MEHMETI
10. Blertë BAFTJARI
11. Bujana XHINDOLI
12. Dhimitri POJANAKU
13. Hajdin MORINA
14. Kaltrinë UKA
15. Kasam SHAQIRVELA
16. Klejdë PLANGARICA
17. Linditë Ramushi DUSHKU
18. Lirije GASHI
19. Liza Pllana MALOKU
20. Maxhun OSMANAJ
21. Nazmije HASANI
22. Njazi RAMADANI
23. Odise PLAKU
24. Preng MACA
25. Ramë ORACA
26. Qazim THAÇI
27. Rozafë SHPUZA
28. Sadije ALITI
29. Selvete ABDULLAHU
30. Xheladin MJEKU

Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar të kulturës, "Flaka e janarit 2022” mbahet në Bibliotekën e Qytetit "Fan S. Noli", më 31 janar 2022, duke filluar nga ora 16:00.

Gjatë pauzës, derisa Juria letrare të vendos për Çmimin "Pena e Flakës", do të komunikohen rezultatet e konkursit anonim letrar (me shifër), për vendet e para në poezi si dhe tri vendet e para për tregim të shkurtër, në përputhje të plotë me kriteret e konkurrimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)