19 Prill 2024

Lihet e lirë aktorja Lindsay Lohan

SHBA, 26 gusht - Aktorja Lindsay Lohan është lënë e lirë. Ajo ka qendruar në rehabilitimi vetëm 22 ditë, nga 90 që ishte përcaktuar.

 

Mjekët e UCLA Hospital kanë këshilluar një lirim më të shpejtë të saj pasi çështja nuk është aq serioze sa duhet, dhe gjykatësja Elden Fox ka rënë dakord.

Bukuroshja ishte dënuar me 90 ditë burg dhe po aq rehabilitim pasi u kap në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën e saj.

Dy ditë më parë Lindsay Lohan u hodh në kundërsulm ndaj gjykatësve duke kërkuar faljen e tyre publike pasi e cilësuan kokainomane në një kohë që analizat nuk treguan asnjë shenjë droge në gjakun e saj.

Aktorja vuan nga sindroma \"deficit vëmendjeje\" dhe ilaci Adderall mund të ketë shkaktuar sjelljet e saj të cuditshme dhe shumë agresive.

Me daljen e saj Lohan do nisë xhirimet e filmit \"Ferr\" ku do interpretojë në rolin e pornostares së famshme Linda Lovelace. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)