20 Prill 2024

Let’s Dance mbledh 27,556 euro

Prishtinë, 2 nëntor - Për të katërtin vit me radhë, rreth 500 vetë u bënë pjesë e ngjarjes me karakter bamirës “Let’s Dance” - “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët”. 

Shuma e mbledhur këtë vit nga sponsorizimet dhe shitja e biletave është 27,556.10 euro.

“Është emocionuese të shohësh se çdo vit, misioni i Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë  merr çdo herë e më shumë përkrahje nga komuniteti”, thotë Mrika Aliu, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit. Ekipi i Fondacionit, bashkë me grupin e vullnetarëve u angazhuan sërish me të gjitha forcat për ta realizuar edhe këtë vit ngjarjen Let’s Dance.

Ndërkaq, Michael Gold, drejtori i Crimson Capital dhe njëherit bashkëorganiztor i ngjarjes u shpreh, “jemi shumë mirënjohës ndaj sponsorëve, vullnetarëve dhe musafirëve që cdo vit po e përkrahin ngjarjen vjetore dhe nënat e fëmijët në Kosovë.” 

 Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të mbledhë fonde të cilat më pas përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore, për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shtesë për foshnjat që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, për nënat që presin fëmijë dhe për familjet në përgjithësi.

Ngjarja e bamirësisë Let’s Dance u organizua nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmije bashkë me Crimson  Capital.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)