18 Shtator 2019

Leonardo Di Caprio do të realizojë film për skandalin e Wolkswasgen

Hollywood, 14 mars - Leonardo Di Caprio ka angazhuar regjisorin Edward Berger për të realizuar një film mbi skandalin “Clean Diesel” të “Volkswagen”.

Do të jetë një bashkëpunim me “Paramount Pictures” dhe “Appian Way”, kompania e produksionit të Di Caprio. Skenari i është besuar Charles Randolph.

Filmi do të bazohet në librin e Jack Ewing, “Faster Higher Farther: The Inside Story of Volkswagen Scandal”. Sipas medies, mendohet se ky mund të jetë dhe titulli final.

Skandali i grupit “Volkswagen” konsiston në faktin se kishin instaluar softuerë ilegalë në makinat e tyre Clean Diesel, gjë që mundësonte mashtrimin me testin për emetimin e gazeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)