18 Prill 2024

Lebibe Topalli-Shabani hap ekspozitën “Freeling”

- Nisja e ciklisteve të Cycle Kosovo for Children, ngjarje kjo bamirës për të përkrahur misionin e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. . (Bike Café, Dragodanmengjes, ora 7:30)

- “Let’s Do It” organizon aksionin e pastrimit të Ujëvarës së Mirushës dhe njëkohësisht do të organizojë shumë aktivitete atraktive. (Nisja e organizuar tek Monumenti “New Born”, ora 9:00)

- Bëhet tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës  do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të diskutohet pjesa ekonomike e raportit te progresit, paga minimale, etj. (Objekti i OEK, ora 10:00)

- Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “WBIF – storie e pa treguar e suksesit”. (Hapësirat Shtëpisë së BE-se, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të organizohen homazhe (Varrezat e dëshmorëve në Shipol, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi temën "Rëndësia e sigurisë në punë". (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:30)

- Hapet edicioni i 19-të i festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Fshati Çabiq, të kulla e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, ora 11:00)

- Drejtori për Urbanizëm i Komunes se Gjilanit, Bekim Bajrami mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media para udhëtimit për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 11:30)

- Ambasadori Kosnett do t’i bashkëngjitet përurimit të zyrës së rinovuar komunale të prokurimit publik në Vushtrri. (Ndërtesa e Komunës në Vushtrri, ora 11:45)

 - Mbahet akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, ora 12:00)

- Federata Atletike e Kosovës ne bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon aktivitetin sportiv  Atletika për Fëmijë  ku është planifikuar te marri pjese rreth 436 fëmijë te klaseve te 5-ta te shkollave fillore te komunës së Prishtinës. (Studioni “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 16:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis do të prezantojë ekspozitën “Hyjnesha në Fron". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Defilimi i grupeve pjesëmarrëse të i festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Qendra të qytetit në Klinë, ora 18:00)

- Kosovo 2.0 organizon lansimin e Monografisë së Kulturës - “Kultivimi”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Hapja e ekspozitës personale të piktores Lebibe Topalli-Shabani, e titulluar "Freeling". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)